Gjokutaj: Gjykata ka qëllimi t’i djegë Berishës mandatin e deputetit
Seanca në GJKKO për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, që kërkon të shkojë në Kuvend, u shty për në datën 8 shkurt.
Shkak sipas gjyqtarëve ishte fakti se Berisha nuk ka marrë njoftim për seancën, pasi letrën e njoftimit e ka firmosur e bija, Argita Malltezi.
Por, sipas avokatit Genc Gjokutaj, ky është një paradoks i togave të zeza, që “kanë për qëllim djegien e mandatit të Berishës”.
“Sot është dekriptuar që qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Gjykata nuk e konsideron Berishën si të njoftuar dhe vendosi shtyrje të seancës. Qëllimi është djegia e mandatit të deputetit”.
Mbrojtja këmbëngul për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me arsyetimin se është në konflikt interesi me ish-kryeministrin.
“Sot dorëzuam kërkesën për herë të katërt për përjashtimin e Irena Gjokës”, tha Gjokutaj pas seancë.
Fraksion.com