Life StyleTë fundit

“U bëre e famshme se u njoh me një burrë”, Romeo reagon ashpër

Komenti i puntatës së shkuar në “Big Brother VIP” “të shkon më shumë të buzëqeshësh se sa të hapësh gojën”,  ishte shkak që dy banoret  Roza dhe Heidi, patën konflikte dhe debate këto ditë qëndrimi.

Roza e quan Heidin një vajzë e cila u bë e famshme në “Grande Fratello” sepse u njoh me një burrë.

“Nuk kam çfarë të komentojë sepse në të njëjtën natë është rasti i dytë që hidhet baltë ndaj vajzave duke i konsideruar të përdala. Për mua, kjo situatë është totalisht e ulët, ashtu sikurse është edhe Roza me provokime. Unë sa hyra dhe debati i parë që kemi pasur ka qenë pikërisht për aludimet, këto gjëra… Mua e vetmja gjë që më vjen keq është çfarë del jashtë…”, thotë Heidi, ndërkohë që përlotet.

Pjesë nga debati gjatë spektaklit mbrëmë:

Romeo: Këtë do ta arrijë, thjesht mos e bëj që ta arrijë, hajde Babo sa më shpejt

Heidi: Sa i përket marrëdhënies me Romeon, unë thjesht e kam xhan dhe jam mirë. Nuk është se do të përdor njerëz

Roza: O Romi, prit një sekondë sepse nuk është pjesa jote kjo.

Roza: Po ik ore, ec o Romeo, kujdes kur flet

 

Fraksion.com