Tragjike, vajza ndërron jetë në spital gjatë ndërhyrjes estetike, familjarët padi për mjekim të pakujdesshëm
Një 28 – vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale estetike në Spitalin Amerikan.
E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.
Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.
“Motra ime ishte shtruar tek Spitali Amerikan dhe bëri një operacion që nuk i lejohej ta bënte. Ajo kurohej në Belgjikë me kancer. Operacionin e bëri për heqje peshe. Mjekja e ka bërë me dëshirën e motrës time dhe pa firmën e prindërve. Mjekja ishte në dijeni për çdo gjë sepse kishte kartelën. Motra sot u paraqit në reaimacion dhe është shumë keq, s’ka shpresë. U bëj thirrje organeve kompetente të marrin masat për mjeken Rezarta Kapaj. Motra vjen për tu shëruar, paguan edhe 2 mijë euro dhe vdes“, tha vëllai i vajzës.
Disa orë pas apelit, fati për vajzën e re ishte tragjik, ajo ndërroi jetë në Spitalin Amerikan.
Fraksion.com