“Pyes veten a kam qenë vërtetë i dashuruar”, Olsi tregon arsyen e ndarjes nga Egli: Kur njoha një partnere tjetër, mendoja…
Olsi Bylyku, në një rrëfim për ish-partneren e tij nga shtëpia e “Big Brother VIP”, u shpreh se marrëdhënia që krijoi mund të ketë qenë e nxituar.
“Unë kam pasur një familje shumë të edukuar nga kjo pjesë. Që nga momenti i parë që i kam thënë do të ndërtoj një familje, më kanë thënë që nëse e vendos… E vetmja gjë që jam pishman me prindërit e mi është kjo gjë, marrëdhënia që nuk arrita ta kem me sukses. Se në karrierë jam munduar të jem korrekt, edhe nga ana e moralit… por pjesa e marrëdhënies ishte e vetmja gjë që familja ime thoshte me shaka që nëse hyn gocë këtu, nuk del më.
Olsi foli edhe për arsyen e ndarjes.
“Unë e shikoja që isha më i dhënë se sa duhet, sa vinte po më kalonte koha duke u munduar që marrëdhënia të ishte më perfekte. Vërtetë që nuk ka ndodhur asgjë konkrete, asnjë arsye. Thjesht ishte diçka e mbledhur, ndoshta për një vit rresh diskutohej çfarë do të bëjmë”.
“Kur njoha një partnere tjetër para pak kohësh, thosha a thua do të ketë person që do ta ketë ndjenjën njësoj, pa u ndikuar nga ana marrëdhënie”, rrëfeu ai më tej gjatë diskutimit.
Fraksion.com