Life StyleTë fundit

“Nuk mund t’i shtrihesh shoqes mbi trup”, Ilnisa debaton me Meritonin

Pas Prime-t të djeshëm ku u diskutua gjatë mbi zënkat e Meritonit me Ilnisën për shkak të afrimitetit të tij me Riken, konfliktet kanë vijuar edhe pas spektaklit. Rikja deklaroi që Meritoni është shoku i njeriut të saj të zemrës, ku edhe Meritoni pohon të njëjtën gjë. Por nga ana tjetër, Ilnisa nuk e ka besuar aspak se mes tyre ekziston vetëm një raport shoqëror.

Ilnisa: Ke një tipologji mendimi dhe jete komplet të kundërt nga ajo që kam unë.

Meriton: Unë se di si e ke ti stilin e jetesës.

Ilnisa: Unë nuk shkoj t’i puth barkun Julit.

Meriton: Kush ia ka puthur barkun?

Ilnisa: Barkun, fytyrën 4-5 herë. Mua ma dhanë sinjalin sot se ti i je futur asaj në krevat. Unë e pashë çfarë do të thuash, se është e turpshme kjo që thua.

Meriton: A bën ta harrosh atë muhabet?

Ilnisa: Ti shoqen shkon e puth në faqe, e puth në kokë, po nuk mundesh shoqes t’i shtrihesh sipër mbi trup, se është e turpshme për ty.

 

Fraksion.com