Korçë: Theu xhamat dhe grabiti argjendarinë, policia në kërkim të autorit
Orëve të para të mëngjesit të sotëm është vjedhur një argjendari në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit në një nga zonat ku dyqanet e argjendarive janë të shumta.
Sipas burimeve nga policia ka qenë vetëm një person i maskuar me kapuç që ka thyer xhamat dhe më pas ka hyrë në argjendari.
Autori ka arritur të nxjerrë nga dyqani sende me vlerë të konsiderueshme në lekë (varëse floriri, unaza etj).
Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Korçë/Informacion paraprak
Shërbimet e Policisë po këqyrin pamjet filmike dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Farksion.com