AktualitetTë fundit

“Humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale”, policia merr në pyetje mjekët: Kemi ndjekur rregullat standarde për operacionin

Irida Hasalla, 28-vjeçe ka ndërruar jetë pasi ka kryer një ndërhyrje plastike në spitalin ‘Amerikan 2’. Hasalla rezulton se  kishte qënë me kancer.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin pasi familjarët kanë bërë denoncimin. Bëhet me dije se janë marrë në pyetje familjarët dhe mjekët që kanë marrë pjesë në operacion.

Mjekët që janë marrë në pyetje kanë deklaruar se kanë ndjekur të gjitha rregullat standarde që kryhen për operacione të ngjashme, megjithatë prokuroria ka kërkuar që të verifikohen të gjitha lëvizjet dhe detyrat që janë kryer që nga momenti që vajza ka shkuar për të kryer ndërhyrjen, deri kur ka ndërruar jetë.

Janë sekuestruar dokumentacionet e plota të ndërhyrjes, përfshirë kartelën mjekësore në spital dhe materiale të tjera me rëndësi për hetimin, i cili është në fazë fillestare.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

 

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Fraksion.com