AktualitetTë fundit

”Xhama të thyer, fasada e shkatërruar”, pamje nga shpërthimi me lëndë plasëse zyrës noteriale në Tiranë

Dy biznese dhe një makinë e parkuar janë dëmtuar nga shpërthimi me lëndë plasëse në një zyrë noteriale në Tiranë.

Media ka siguruar dëshminë e pronares së noterisë, së cilës iu vendos lëndë plasëse këtë mëngjes në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë.

“Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, tha noterja para grupit hetimor.

Ngashpërthimi i lëndës plasëse u dëmtua fasada e zyrës. Zyra noteriale është në pronësi të noteres Esmeralda Dauti

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:10 të mëngjesit ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Fraksion.com