Video skandaloze, nënkryetarja e komunës në Kosovë shfaqet duke konsumuar drogë në zyrën e punës
Pamje skandaloze vijnë nga komuna e Leposaviqit, ku nënkryetarja bashkë me stafin shfaqen duke pirë kokainë. “Nacionale” ka publikuar disa pamje të turpshme, ku nënkryetarja serbe Dragana Miletiq e njohur me nofkën “Beba”, shfaqet duke pirë kokainë brenda zyrave.
Njëra prej videove është realizuar në një nga banjot e objektit të komunës së Leposaviqit.
E në një tjetër video nënkryetarja e Leposaviqit shihet teksa konsumon drogë në zyrët e komunës, bashkë me një tjetër punonjës.
Miletiq shërben më objektin e komunës bashkë me një staf që është i përbërë nga serbë dhe shqiptarë dhe që udhëhiqet nga Lulzim Hetemi, i cili është edhe kryetari i kësaj komune.
Hetemi është ndër ata politikanë që prej disa muajsh qëndroi i ngujuar në zyra, pas përplasjeve dhe tensioneve që pati në veri të Kosovës. Madje vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti Hetemin si “shembullor për Kosovën dhe rendin e ligjin e saj”.
Fraksion.com