AktualitetTë fundit

Shpërthim me tritol në një zyrë noterie në ish-Bllok në Tiranë

Shpërthim me tritol në një zyrë noterie në zonën e ish- Bllokut në Tiranë.

Mësohet se lënda me eksplozivë është vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë, sakaq raportohet vetëm për dëme materiale.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në një noteri, nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

 

Fraksion.com