AktualitetTë fundit

Shkarkohet nga detyra prokurorja Mariola Mërtiri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurores Mariola Mërtiri.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen , që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mariola Mërtiri.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, vendosi ndryshimin e vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mariola Mërtiri.

 

Fraksion.com