Ke lindur fëmijë pa dashuri’/ Roza prek në pikën e dobët Ledjonën
Debatet mes Roza Latit dhe Ledjona Xheladinajt vijojnë të jenë të ashpra dhe me tone ofenduese brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Roza i ka përmendur mbrëmjen e djeshme vajzën dhe familjen Ledjonës dhe kjo e fundit u shfaq e prekur, ndonëse e vazhdoi debatin me moderatoren.
Biseda e plotë:
Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri.
Roza: A je me personin që e ke bërë?
Ledjona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?
Roza: Kshu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë
Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?
Roza: Jo unë jam bërë me dashuri
Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?
Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë
Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.
Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq
Ledjona: Nuk më intereson fare. Ti je e keqe dhe me vjen keq që ti je kështu
Fraksion.com