AktualitetTë fundit

Policia Rrugore: 9 170 gjoba, 17 të ndaluar, 16 mjete të bllokuara në një javë

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë njofton se në vijim të punës për rritjen e sigurisë së qarkullimit rrugor gjatë javës që lamë pas janë arrestuar/proceduar 27 persona, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Sipas policisë në total u vendosën gjithsej 9170 masa administrative.

Policia njofton po ashtu se “prej 9 170 masave të vendosura javën e shkuar, 197 masa për xhama të zinj;499 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara;451 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;381 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 77 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 320 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 6069 masa për qëndrim të gabuar”.

Ndërkohë në total, janë bllokuar 16 automjete, për targa të huaja për verifikim, detyrime të palikuiduara dhe për mungesë dokumentacioni.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com