AktualitetPolitikëTë fundit

“Pastroni mbetjet e fundit të FETO-s në Shqipëri”, mesazhi i ministrit të Jashtëm turk: Jemi të ndjeshëm për këtë çështje

“Largoni mbetjet e fundit të FETO-s'”, ky është mesazhi i Turqisë që ministri i jashtëm turk ia përcolli homologut shqiptar, Igli Hasani sot në Tiranë në kuadër të turneut të tij zyrtar katërditor që e nisi në Shqipëri e do ta vijojë në Bullgari dhe Rumani. .

“Diskutuam me kolegun dhe për tema të tjera si lufta kundër terrorit apo cështje të tjera rajonale. Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë’ tha Hakan Fidan.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com