AktualitetTë fundit

“Kisha frikë për ta”, zbardhet dëshmia e Jetnor Zhabollit që “burgosi” familjen

Gjykata ka dhënë sot vendimin me 20 ditë burg për Jetnor Zhabollin, i cili u u arrestua pasi mbajti të burgosur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën.

Mësiohet se para gjykatës, Zhabolli deklaroi se arsyeja e veprimeve të tij ishte frika dhe se gjithçka e bëri për t’ë mbrojtur familjarët.

“Gjithçka e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi pasi kisha frikë për ta”, tha ai.

Kujtojmë se shtëpia ku jetonte Jetnor Zh., dy fëmijët e mitur, bashkëshortja dhe nëna e tij, i ngjan më shumë një regjimi të posaçëm “41 bis”, ku strehohen të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të izoluar komplet nga bota e jashtme, se sa një ambienti të ngrohtë familjarë.

‘Prej një viti e gjysmë jetoj si në burg, dhunohem nga bashkëshorti, por nuk e kam kallëzuar për shkak se e dua Jetnorin. Kam një vit e gjysmë që jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk dal vetëm, nuk kam telefon dhe më mban të izoluar në banesë. Sot në mëngjes kur ka dal Jetnori nga shtëpia rreth orës 08:30 për të çuar në kopsht djalin na ka mbyllur me çelës mua, vjehrrën dhe vajzën e mitur 9-vjeçare. Nuk kemi çelësa shtëpie dhe kur ka ardhur policia na ka gjetur të mbyllur në banesë. Këtë gjë bashkëshorti e bënë gjithmonë, nëse nuk është aty, nuk kam asnjë komunikim me botën e jashtme.’- ka thënë  gruaja e Jetnor Zh.

E reja ka treguar se Jetnori e ka dhunuar edhe fizikisht, për herë të fundit 2 ditë para se policia të ndërhynte në banesë dhe të zbulonte tmerrin ku jetonin 4 persona, kamera, fikse valësh, sensor dhe përgjues.

‘Para dy ditësh më ka goditur me shkelm dhe shpatull pasi më akuzon se flas me muret. Nuk kam asnjë dokument identifikimi pasi bashkëshorti mi ka marr. Ka kamera, ka bllokues valësh, alarm, ka kamera të lëvizshme dhe mi vendos te komodina e dhomës kur fle gjumë, jam e monitoruar, e kontrolluar në çdo moment. Banesa në korridor ka kamera të vendosur, kurse pjesa tjetër është me kamera të lëvizshme. Ka blerë dhe aparat që gjurmon valët.’- ka treguar ajo.

Bashkëshortja e Jetnor Zh. tregon luftën që ka bërë për ta kuruar, por edhe përçmimin që ka për djalin e vogël 3 vjeç.

‘Nuk merr asnjë medikament, pasi nuk ka pranuar asnjëherë që ka probleme shëndetësore. Nuk ka qenë i dënuar. Me vajzën sillet mirë ndërsa me djalin e moshës 3-vjeçare nuk e afron e shikon si të racës sime, e urren, e shikon në një mënyrë me përçmim. Jam dhunuar prej 1 viti e gjysmë dhe nuk mund ta duroj dot se po i bën dhe fëmijëve probleme të mëdha.’- ka deklaruar gruaja e Jetnor Zh.

Nëna e Jetnor Zh., 66 vjeçe, rrëfeu para hetuesve betejën për të kuruar djalin, pasi mendon se ka probleme të shëndetit mendor.

 

Fraksion.com