AktualitetBota+Të fundit

Këto vende kanë pezulluar financimin e tyre për UNRWA

Shtohet lista e vendeve që kanë njoftuar se po pezullojnë fondet për UNRWA, agjencia kryesore e ndihmës palestineze e Kombeve të Bashkuara, mes akuzave se 12 nga punonjësit e agjencisë së OKB-së ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Që kur u ngritën akuzat, organizata pushoi nga puna disa punonjës.

Por donatorët kryesorë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë ndërprerë fondet e tyre për një organizatë që punëson rreth 13,000 njerëz në Gaza, ndërsa katastrofa humanitare vazhdon spiralen në enklavë.

Ja cilat vende kanë pezulluar ndihmën e tyre:

Shtetet e Bashkuara
Kanadaja
Italia
Gjermania
Zvicra
Holanda
Australia
Mbretëria e Bashkuar
Finlanda
Franca
Japonia
Austria
Rumania

Ndërsa vendet e tjera thonë se do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë janë:

Irlanda
Norvegjia
Turqia
Luksemburgu
Spanja

 

Fraksion.com