AktualitetTë fundit

Balla: Fund pandëshkueshmërisë, bashkëpunim me Interpol dhe agjenci ligjzbatuese

Ministri i Brendshëm Taulant Balla njofton se falë bashkëpunimit me Interpol, janë arrestuar dhe pritet ekstradimi i dy personave.

Balla përmes një reagimi në rrjetet sociale, nënvizon se në kuadër të punës për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, vijon me intensitet bashkëpunimi me Interpol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

“Fundi i pandëshkueshmërisë! Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera apo në Shqipëri”, shkruan Balla.

“Dy persona të tjerë janë gjetur nga Interpol Tirana dhe agjencitë partnere dhe do t’i nënshtrohen ekstradimit. Të tjera operacione janë duke u zhvilluar, në bashkëpunim edhe me partnerët, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien para drejtësisë të shtetasve që janë shqetësim dhe rrezik për komunitetin ku jetojnë”, përfundon Balla.

 

Fraksion.com