Bota+Life StyleTë fundit

A e dini cila ishte arma sekrete e nazistëve?

Ushtarët nazistë luftuan ditë e natë, pa gjumë dhe nuk i trembeshin të ftohtit. Si mundeshin? Dopingu ishte arma sekrete e Rajhut të Tretë, ajo që i bëri ushtarët gjermanë t’i rezistonin gjumit, urisë dhe të ftohtit. Substanca narkotike më e përdorur nga nazistët quhej Panzerschokolade, “çokollatë e tankeve”: ishte Pervitin, një stimulues, përbërësi aktiv i të cilit është metamfetamina, (i keq)përdorur nga ushtria që nga Lufta e Parë Botërore, si stimulues dhe kundër lodhjes.

Përhapja e Pervitin u bë edhe më e përhapur në Gjermaninë naziste, të paktën sipas asaj që pretendon Norman Ohler në esenë e tij Der Total Rausch (“Eufori totale”). Kjo drogë u abuzua gjerësisht jo vetëm nga ushtarët e Wehrmacht, por edhe nga vetë Hitleri. Sipas Ohler, vetë Hitleri kishte marrë rreth 800 injeksione gjatë viteve nga mjeku i tij personal Theo Morell, në të cilat metamfetaminat dhe steroidet ishin përzier me substanca të tjera dopingu.

 

Fraksion.com