Brenda kupton sa shumë mund të lidhesh me dikë”/ Ilnisa flet për Meritonin
Prime i sotëm i BBV3″ nisi me debate ndërmjet banorëve dhe Ledionit, por me sa duket tani fokusi është tek marrëdhëniet e para që po lindin brenda shtëpisë. Bëhet fjalë për Ilnisën dhe Meritonin, të cilët kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin në shtëpi. Pas transmetimit të klipit të dyshes, Ledion Liço i pyeti ata në lidhje me raportin që ata kanë.
Meritoni: I ndajmë edhe mendimet, edhe shakatë që bëjmë. Gjithashtu mundohemi edhe të qetësojmë njëri-tjetrin, por për momentin kemi një miqësi shumë të mirë edhe kuptohemi
Ilnisa: Ne qeshim shumë bashkë non-stop. Këtu brenda ti kupton se sa shumë mund të lidhesh me dikë
Ledion: Unë e shoh që ty të pëlqen Meritoni
Ilnisa: Shiko ne jemi të destinuar të pëlqejmë njerëz që ndihemi mirë
Ledion: A ka diçka që të frenon?
Ilnisa: Ne jemi këtu jemi të izoluar dhe janë normale ndjenjat e mia, jam në merak se si interpretohet e gjitha kjo
Edhe pse dyshja thonë që mes tyre ka vetëm miqësi, duhet të presim në vazhdim për të parë nëse ky raport do të forcohet apo do të përçahet.
Fraksion.com