AktualitetPolitikëTë fundit

“S’keni parë gjë akoma!”, Rama bën premtimin tjetër para mjekëve

Kryeministri Edi Rama premton rritje tjetër page për mjekët.

“Ne jemi këtu për të bërë 100 fishin për të merituar besimin e njerëzve edhe besimin tuaj. Do të vijojmë ta bëjmë pa asnjë diskutim e as lëkundje. Nëse sot mjekët janë më në fund të mirëpaguar krahasimisht me atë ku ishin dua tu them mjekëve: S’keni parë gjë akoma as në aspektin e pagave. Nuk jemi ne absolutisht të lumtur dhe absolutisht nuk e kemi fjetur mendjen që këto tani janë pagat e mjekëve e tani hajde se folim nga viti 2040. Jo! Do të bëjmë çmos që të ardhurat e mjekëve e infermierëve dhe shërbëtorëve të shërbimit publik të vijnë duke u rritur.

Deklarata u bë gjatë aktivtetit për autonominë menaxheriale për QSUNT dhe 4 spitale Rajonale.

 

Fraksion.com