AktualitetPolitikëTë fundit

Opozita bllokon punimet e Kuvendit, Meta: Aksioni duhet të intensifikohet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme ka komentuar bllokimin e punës në Kuvend nga deputetët e opozitës.

Meta tha se aksioni duhet të intensifikohet pasi mazhoranca sipas tij ka kapur të gjithë shtetin dhe synon të asgjësoje pluralizmin politik.

“Reagimet që kanë ardhur nga faktori ndërkombëtar dhe PR, tregojnë qartazi se aksioni ka patur një jehonë të konsiderueshme. Aksion që duhet intensifikuar, ka nevojë për bashkërendim, konsistencë. Kemi të bëjmë me një situatë sfidonte përballë një narko regjimi që nuk pyet për kushtetutë, rregullore, ligje, që ka kapur të gjithë shtetin dhe ka vetëm një qëllim, të asgjësojë pluralizmin politik”, tha Meta.

 

Fraksion.com