Life StyleTë fundit

“Më thoshin do të bëhesh shitës domatesh”, Jul Deda rrëfen historinë si u bë aktor: Ata që ishin me medalje ari mbetën pa shkollë…

Aktori i humorit Jul Deda, është kthyer pas në koha dhe ka treguar për banorët e tjerë të BBV3, se kur ka qenë i vogël, në shkollë i thoshin se do bëhej shitës domatesh, pas nuk ka asnjë lidhje me të atin.

Kur ka qenë në gjimnaz ai është bërë një nga nxënësit më ekselent, ku ka marrë dhe disa medalje.

 “Më thoshin gjithmonë në shkollë se ti do të bëhesh shitës domatesh, ti s’ke mend për këtë punë, ti si ke ngjarë babit. Në gjimnaz isha te grupi A dhe të gjithë ishin absolut, vetëm unë (bën me dorë poshtë), ata ishin me medalje ari dhe mua më thoshte kujdestarja ‘çfarë do këtu ti more vëlla’. Ata që ishin me medalje ari qëndruan dy vite pa shkuar në shkollë sepse nuk dinin se çfarë të zgjidhnin se në atë kohë, me medalje ari mund të zgjidhje çdo degë që doje dhe futeshe direkt, por ngaqë kishin shumë mundësi zgjidhje dhe ju iku viti, pastaj un direkt fup”, tha aktori i njohur.

Fraksion.com