AktualitetPolitikëTë fundit

“Mbyllet mbledhja pa u hapur”, Komisionin e Reformës Zgjedhore maxhoranca vendos ta mbledhë online

Mbledhja e orës 10:00 e Komisionit të Reformës Zgjedhore ka dështuar si pasojë e bllokimit nga opozita.

Pas disa minutash debate, mbledhja ka dështuar dhe anëtarët e PS, janë larguar.

Opozita ka përsëritur skenarin edhe këtë të premte, duke bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Deputetët e opozitës janë ulur në vendet e deputetëve të maxhorancës në komision.

Pas kësaj situate, socialistët janë larguar nga salla.

Pas debateve dhe ndezjes së shurmuesit, u vendos që mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të bëhet online dhe nis në orën 12:00.

 

Fraksion.com