Ky është ekonomisti që dhunonte dhe mbante prej muajsh të ngujuar familjen në Tiranë
Ky është Jetnor Zhabolit, 35 vjeçari i cili mbante të mbyllura brenda shtëpisë nënën, gruan dhe fëmijët e mitur, duke i monitoruar me kamera sigurie.
Kamerat ishin të vendosura kudo nëpër shtëpi, madje edhe në tualet.
Po ashtu, Jetnor Zhabolli, pasi largohej nga banesa, bllokonte edhe valët e telefonit të familjarëve të tij, që të mos kishin mundësi të kontaktonin me të tjerë.
Zhaboli, ka deklaruar në polici se gjithçka e bënte për mbajtur familjarët nën kontroll.
Përveç kësaj ai dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte tentuar disa herë vetëvrasje.
Policia gjatë kontrollit gjeti në banesë dy letra lamtumirë që ajo i kishte dërguar të afërmve të saj.
35-vjeçari me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Fraksion.com