AktualitetPolitikëTë fundit

Debate të forta mes deputetëve të PS dhe opozitës, dështon mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Edhe ditën e sotme mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore,  ka nisur me debate të forta, pasi deputetët e opozitës nuk lejojnë zhvillimin e saj, duke përdorur sikundër edhe në Kuvend, bilbila për të krijuar zhurmë.

“Për çfarë paguhemi, për çfarë vijmë ne këtu”, dëgjohet të thotë Ervin Salianji duke iu drejtuar Damian Gjiknurit.

Pas disa minutash debate, mbledhja ka dështuar dhe anëtarët e PS, janë larguar.

Kujtojmë se deputetët e PD kërkojnë ribërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe që kryetar të jetë Oerd Bylykbashi si dhe të ketë një anëtarësi tjetër, kërkesë kjo që ende nuk është shqyrtuar.
Fraksion.com