AktualitetTë fundit

Zyrtari i ambasadës së SHBA: SPAK duhet ruajtur si xhevahir

Këshilltari ligjor në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, David Backman u shpreh sot se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është një strukturë që duhet ruajtur si xhevahir në Shqipëri.

Këtë deklaratë Backman e bëri gjatë takimit në Universitetin e Shkodrës, ku ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Backman tha se shumë shtete të cilat nuk e kanë një strukturë të tillë e kanë zili SPAK-un dhe se pavarësisht mbingarkesës së institucionit, puna do të lehtësohet nëse situata e shoqërisë në vend përmirësohet.

“Jua them me siguri se SPAK e kanë zili shumë shtete të tjera që nuk e kanë si strukturë. SPAK duhet ruajtur si xhevahir në Shqipëri. Korrupsioni është kudo. Kam shërbyer në Sri Lanka dhe ju them se si atje, si në Amerikë, por edhe këtu në Shqipëri ka korrupsion, por çështja është te niveli, burimet, institucionet mbikëqyrëse. Në Amerikë për shkak të kësaj frika është shumë më e madhe për të bërë korrupsion”- u shpreh zyrtari i ambasadës së SHBA-së.

 

Fraksion.com