AktualitetTë fundit

Vrasja brenda burgut të Peqinit, lirohen policët e arrestuar

Lirohen policët e burgut të Peqinit, të cilët ishin arrestuar pas vrasjes në qeli të Arben Lleshit. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se vendimi u dha nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak kohë më parë në ambientet e këtij burgu të sigurisë së Lartë me 15 dhjetor të vitit të kaluar.

I dënuari me burg përjetë Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Lleshin, teksa ky i fundit ishte në qeli dhe plagosi shokun e tij të dhomës, Indrit Shaqjan, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.

Pak ngjarjes së rëndë, që alarmoi sistemin e burgjeve dhe autoritetet shtetërore, u arrestuan drejtori i burgut, por edhe punonjës policie.

 

Fraksion.com