AktualitetPolitikëTë fundit

Tërheqje apo trembje nga rregullorja e re për përjashtimet? Salianji: Aksioni vijon! Nuk ndezëm flakadanë sepse…

Deputeti Ervin Salianji ka folur sot për mediat pas përfundimit të seancës plenare e cila ka zgjatur më pak se 11 minuta.

I pyetur nëse mosndezja e flakadanëve nuk u bë me qëllim për të shmangur dënimin që vjen nga Rregullorja e re e Kuvendit, ai u shpreh se aksioni vijon njësoj, por qendre sa ka nevojë për diversitet.

“Ka diversifikim. Qëllimi i opozitës, të mos ketë jetë normale parlamentare për ti treguar qytetarëve që interesat e tyre nuk po zbatohet. Qëllimi realizohet me forma të ndryshme. Nuk ka asnjë trembje, aksioni vijon po njësoj deri në realizimin e kërkesave tonë.
Aksioni do marrë format e veta nga java në jjavë,.
Nuk ka tërheqje dhe nuk ka Parlament normal deri në plotësimin e kërkesave tona”, tha ai.

Salianji deklaroi  gjithashtu se “Rama e ka vënë përfund edhe parlamentin, përveçse të gjitha institucionet e tjera. E kam thënë dhe e rithem se të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës, duke mos respektuar as Kushtetutë, as ligj, me një lehtësi jo vetëm ekstreme, por në kuptimin e papërgjegjshmërisë së funksionimit të parlamentit, po dhe të secilit prej deputetëve që nuk kanë rolin e deles, por të përfaqësuesve të popullit, votohen ligjet pa asnjë diskutim, kalohen në mënyrë të përshpejtuar dhe nuk merren me thelbin e problemit që është sot Shqipëria”.

Demokrati përsëriti kërkesën për bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

“Ne po kërkojmë dhe po i përsëris, tri kërkesa kushtetuese që nuk na i garanton Edi Rama, nuk na i garanton Lindita Nikolla dhe asnjë prej përfaqësuesve të PS-së. Po kërkojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ashtu siç e keni parë, 47 deputetë që përbëjnë shumicën e deputetëve të grupeve parlamentare të opozitës, kërkojnë që të kenë përfaqësimin e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe proporcionaliteti ndërkohë është i mirëpritur.

Nuk mund të ketë një grupim që nuk është as parti me shtatë deputetë, të ketë katër përfaqësues dhe grupet opozitare, të gjithë partitë opozitare bashkë me partinë më të madhe që është PD dhe Grupi Parlamentar i PD, të mos kenë përfaqësimin e bashkëkryetarit“.

 

Fraksion.com