Pllakatë në nder të Shqipërisë në OBT, Kumbaro: Partneritet i shkëlqyer
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim në selinë e Organizatës Botërore të Turizmit në Madrid, me Sekretarin e Përgjithshëm të OBT-së, Zurab Pololikashvili.
Kumbaro zbuloi po ashtu vendosjen e një pllakate në ambientet e kësaj organizate, në nderim të vizitës së kryeministrit Edi Rama.
“Një surprizë që do të qëndrojë në hollin e selisë në nder të Shqipërisë dhe partneritetit tonë të shkëlqyer”, u shpreh ajo.
Kumbaro informoi se u zhvillua një takim i frytshëm pune, në prag të organizimit të mbledhjes së 70-të të Komisionit për Europën në Tiranë, me mbi 40 delegacione pjesëmarrëse, për të cilin Shqipëria ka nisur punën e përbashkët me stafin e kësaj organizate.
“Kjo edhe si një promovim ndërkombëtar që i bëhet Shqipërisë, e cila renditet në krye të klasifikimeve të Organizatës Botërore të Turizmit”, tha ajo.
Fraksion.com