AktualitetOp-EdRajoniTë fundit

Erdhi i përgjakur po shkon me mirënjohje!

Ditë e enjte, 27 prill i vitit 2017 është ditë që do të shkruhet në historinë e Maqedonisë së Veriut si dita kur u sulmua dhe u shkaktua terror ndaj organit më të lartë në vend, Kuvendit. Në këtë ditë pritej të ndodhë votimi i Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi, dhe kjo sigurisht që nuk ishte ditë e zakonshme për maqedonasit nacionalist dhe anti-shqiptarë, prandaj edhe nuk qëndruan duar kryq. Një grup i madh njerëzish protestonin para Kuvendit por vetëm protestën nuk ishte sepse kishte grupe huliganish të armatosur të cilët u futën në Kuvend dhe shkaktuan terror ndaj deputetëve të pranishëm, duke e rrahur Ziadin Selën, për vdekje. Pikërisht, gjashtë më vonë në të njëjtën ditë, e enjte, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, jep dorëheqje por kësaj here për të marrë një pozitë edhe më lartë, kryeministër për 100 ditë, shkruan Zhurnal.

Të enjten u emërua me gjak, pas gjashtë viteve në paqe jep dorëheqje –

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, ka bërë të ditur datat e sakta të seancave për dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe zgjedhjen e qeverisë teknike.

“Në marrëveshje me kryeministrin kemi përcaktuar afatet kornizë që fillojnë nga nesër për dorëheqjet dhe caktimin e seancës për konstatimin e dorëheqjeve”, ka konfirmuar Xhaferi.

“Me 26 të këtij muaji hapet rruga për fillimin e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, përcaktimin e mandatarit dhe dy seanca radhazi”, tha Xhaferi.

Sipas marrëveshjes, procesi fillon nesër me dorëheqjen e kryeministrit dhe në seancën e caktuar për 26 janar do të konstatohen këto dorëheqje, pas së cilës presidenti i shtetit do të njoftohet se qeveria po jep dorëheqje.

Më 27 janar në Kuvend duhet të paraqitet propozim-programi dhe përbërja e qeverisë dhe në seancën e datës 28 në rend dite do të jetë zgjedhja e qeverisë teknike. Në të njëjtën kohë, më 28, KSHZ-ja do të njoftohet për ndërprerjen e mandatit të deputetit të njësisë zgjedhore 5. Më pas vijon shpërndarja e propozim-programit dhe emrat e ministrave dhe zëvendësministrave. Xhaferi pret që në të njëjtën seancë të bëhet edhe zgjedhja.

Përbërja e qeverisë duhet të jetë e plotë që qeveria kalimtare të hyjë në fuqi 100 ditë para zgjedhjeve.

Aktivitetet në Kuvend fillojnë me konfirmimin e dorëheqjeve të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të Kuvendit, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Jovan Mitreski, pastaj me njoftimin e kryetarit të shtetit për detyrën e mandatit të kryeministrit të ri, qeverisë së zgjedhur, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave shtesë, si dhe deklaratën për përfundimin e mandatit të deputetit dhe verifikimin e mandatit të deputetit të ri në njësinë zgjedhore numër 5.

Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut –

Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, nga 28 janari i vitit 2024, do të emërohet, Talat Xhaferi, kryetari aktual i Kuvendit në këtë vend. Ky vendim u bë i ditur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të premten, pas mbledhjes së kryesisë qendrore të kësaj partie.

Nga BDI-ja thanë se me këtë do të realizohet premtimi i saj për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Talat Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike, praktikë qysh prej vitit 2016, ndërsa ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Mbase shumëkush thotë që nuk ka rëndësi etnia e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut kjo gjë nuk vlen, ka shumë rëndësi pasi bëhet një diskriminim etnik duke ndaluar së ëndërruari shqiptarët që një ditë mund të udhëheqin me shtetin. Pra, në Maqedoninë e Veriut deri para disa viteve ka qenë e ndaluar të ëndërrohet që një shqiptar mund të bëhet kryeministër. E kjo ndalesë po merr fund vitin që vjen.

Të pasurit një kryeministër shqiptar në qeverinë teknike është rrugë e hapur që në të ardhmen mund të ketë kryeministër edhe në qeveri politike. Ajo që duhet është unifikim i faktorit politik shqiptarë. Sepse, po rrëzohen tabutë që dikur nuk guxohej as të paramendohej një gjë e tillë. Shqiptarët në këtë vend kanë luftuar për gjuhën shqipe, për flamurin, për Universitet. Pra, për gjëra që janë të garantuara edhe me Kushtetutë, të drejta themelore e esenciale, këto luftëra shqiptarët i fituan jo sepse ishin shumë të fortë por pasi ishin të vendosur dhe kishin të drejtë. /Zhurnal.mk

 

Fraksion.com