Aksident i rëndë në Shkodër, përplasen dy makina, humb jetën një 4-vjeçar
Një aksident me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari ka ndodhur në Shkodër.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjetet në aksin “Shkodër-Velipojë”. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.
Fraksion.com