AktualitetTë fundit

“A ke zero treshe?”, përgjimet e “Tempull 2”, si ra shpërndarësi i drogës në grackën e agjentit të infiltruar

Zbardhen përgjimet e blerjeve të simuluara që çuan në arrestim të një shpërndarësi droge për operacionin “Tempulli 2”. Si ky rast, janë dokumentuar të gjitha arrestimet e kryera nga agjentët e Antidrogës.

Me qëllim dokumentimin ligjor dhe grumbullimin e provave materiale, një i infiltruar i antidrogës bëri blerje të simuluar tek personi në fjalë të arrestuar përmes këtij operacioni, Rubens Huqi.

Në datën 03 nëntor 2023, rreth orës 21:45, në Rrugën e Durrësit, i infiltruari kreu blerjen e simuluar të një doze me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Veprimi i blerjes së simuluar u krye e regjistrim video dhe audio.

Përmbajtja e transkriptuar e veprimit të blerjes së simuluar është si më poshtë. Rubens Huqi, e përshkruan drogën të llojit kokainë që do të shiste të një cilësie yll.

Përgjimet

Rubens Huqi: A ta ka lënë Mizi kët numrin ty?

Agjenti: Aaa?

Rubens Huqi: Igli ta ka lën kët numrin?

Agjenti: Po, car bone ti?

Rubens Huqi: Hic… (Nuk kuptohet)… se u ngatërrova në mjes me mizin anej

Agjenti: A

Rubens Huqi: Jo mo e kom lon një pronari unë o vlla po se di.

Agjenti: Jo dje po pardje isha unë. Dje dje

Rubens Huqi: Dentisti? A ta ka dhënë ai dentist?

Agjenti: Igli pra.

Rubens Huqi: Po ai të jep se… (Nuk kuptohet).

Agjenti: Po sis po a të thash Igli.

Rubens Huqi: Po pra ik hajt, notën.

Agjenti: Hajt

Rubens Huqi: Ma boj hallall… (nuk kuptohet)…

Agjenti: Ku…(nuk kuptohet)… S’ishe me makinë?

Rubens Huqi: O vlla me makinë isha e lashë në lagje se. Do iki një shoku im për një porosi e ti e di si janë or burr thon ktu.

Agjenti: Ej po ti kam një orë tu prit or burr me rob shpie.

Rubens Huqi: Tani pret gjys ore. Po për zotin bona nji tjetër se e di që ke një orë se e di kur ke shkrujt po her tjetër lajmëro gjys ore para.

Agjenti: po po mor po e kisha dhe me nxitim zero treshe e ke?

Rubens Huqi: Zero katshe

Agjenti: Zero katshe?

Rubens Huqi: Zero katshe e ke yll… (nuk kuptohet)…mos do me ngel më shumë. Ika lac

Agjenti: Mir vlla./shqiptarja.com

 

Fraksion.com