Ukraina pretendon se avioni që u rëzua mbante raketa
IL-76 që u rrëzua në Belgorod mbante raketa për sistemin e mbrojtjes ajrore S-300, thotë shërbimi zyrtar i informacionit ukrainas, duke cituar një burim në forcat e armatosura të Ukrainës.
Ky pohim është në kundërshtim me pretendimet ruse se 65 ushtarakë ukrainas ishin në bord, përpara një shkëmbimi të të burgosurve – u raportua fillimisht në agjencitë ruse të lajmeve dhe më pas u përsërit nga kreu i komitetit të mbrojtjes të Parlamentit rus, Andrey Kartapolov.
Kartapolov tha se kishte një aeroplan të dytë ushtarak, gjithashtu një IL-76, me 80 të burgosur të tjerë lufte, i cili u devijua.
Kartapolov tha gjithashtu se “Udhëheqja ukrainase ishte në dijeni të shkëmbimit të afërt dhe ishte i informuar se si do të dorëzoheshin të burgosurit. Por avioni IL-76 u rrëzua nga tre raketa, ose me sistem raketash kundërajrore ose Patriot, ose me IRIS të prodhimit gjerman”.
“Ne kemi kontaktuar me burime të shumta në qeverinë e Ukrainës në lidhje me pretendimet e Rusisë se Ukraina ishte përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit, por ende nuk kemi marrë asnjë koment”, tha CNN.
Fraksion.com