Rrëzohet avioni rus me 74 persona në bord, raportojnë mediat shtetërore
Një aeroplan ushtarak rus IL-76 është rrëzuar në rajonin e Belgorodit pranë Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, sipas agjencisë ruse të lajmeve RAI Novosti.
Aeroplani kishte 74 persona në bord, tha RIA.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi rrëzimin e avionit rus në bisedën e tij të rregullt me gazetarët të mërkurën, por nuk ofroi detaje.
“Ky është një informacion mjaft i ri, tani do të merremi me të. Nuk mund të them asgjë ende,” tha Peskov, duke folur për rrëzimin e IL-76 në rajonin Belgorod të Rusisë.
Fraksion.com