AktualitetPolitikë

“Natën, operacione kundër trafikimit”, reagon ministri Balla: Përgëzoj Policinë e Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndet operacionet e ndërmarra gjatë natës kundër trafikimit të armëve dhe për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion të personave të mitur. Duhet çdo ditë reagim edhe më i fortë ndaj këtyre veprimtarive kriminale.

“Gjatë natës janë zhvilluar edhe dy operacione kundër trafikimit të armëve dhe për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion të personave të mitur”, theksoi Balla.

Ministri nënvizoi se, “duhet çdo ditë reagim edhe më i fortë ndaj këtyre veprimtarive kriminale”.

“Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe goditja e armëmbajtjes pa leje rrit sigurinë publike. Përgëzoj Policinë e Shtetit Rrëshen për rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse, si dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit” shkruan Balla.

 

Fraksion.com