“Rënia e skelës plagosi kalimtarët”, arrestohen tre persona, inxhinieri i pallatit, sipërmarrësi dhe një punëtor
Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku skela e një pallati në ndërtim ra duke plagosur dy kalimtarë.
Në pranga u vunë Elton Osmanllari, Erjon Kanto dhe Zef Kalaj, me profesion punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier.
Incidenti ndodhi rreth orës 10:10 ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet, ku u rrëzuan skelat e një pallati në ndërtim e sipër, duke plagosur dy kalimtarë, 70-vjeçarin H.L. dhe vajza e tij, 45-vjeçarja me I.Sh.
Tiranë
Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com