AktualitetPolitikëTë fundit

Rama ndan videon: Pyjet e Razmës më magjike nën qilimin e dëborës!

Fshati i Razmës, rreth 40 kilometra larg nga Shkodra, është një nga destinacionet më të preferuara gjatë stinës së dimrit për vizitorët.

E ndodhur në zemër të Alpeve shqiptare, nën këmbët e malit të Veleçikut, Razma është mbuluar ditët e fundit nga dëbora.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pyjet e mbuluara me dëborë të Razmës, duke ftuar vizitorët dhe të pasionuarit pas alpinizimit ta vizitojnë atë.

“Pyjet e Razmës që bëhen edhe më magjike nën qilimin e dëborës”, shkruan Rama,

Rruga për në Razëm është mjaft panoramike, me fshatrat e vegjël që duken rrëzë maleve.  Në dy anët e saj në dimër shihen fushat e zëna nga bora. Gjatë ngjitjes në rrugën malore, nuk mund të humbisni pamjet spektakolare të natyrës dhe maleve.

Razma është një fshat i vogël, rrethuar me pyje të dendur ahu dhe pishe, që të lënë pa fjalë me madhështinë, ngjyrat dhe bukurinë e tyre. Razma është kthyer në një nga pikat turistike më të preferuara, ku shkojnë të gjithë e në çdo stinë, e jo vetëm nga qyteti i Shkodrës.

Për shkak të afërsisë me qytetin dhe mundësisë për të gjetur vazhdimisht borë atje, ajo është një destinacion i mirë për fundjavën në një ditë dimri.

 

Fraksion.com