“Përballë kisha mjeranë që përsërisin trillimet e tyre”, Berisha: Rama do përfundojë në galerat e historisë bashkë me SKAP
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK mbi dosjen “Partizani”.
Ai ka siguruar opozitën se po shkohet drejt një fitore të sigurt, ndërsa shtoi se do paraqitet për tu marrë në pyetje sa herë të thirret.
Berisha tha se prokurorët gjatë marrjes në pyetje nuk paraqitën asnjë provë, ndërsa i quajti “mjeranë që përsërisnin trillimet e tyre”.
Ish-kryeministri u mor sot në pyetje si person nën hetim në lidhje me dosjen “Partizani”, për të cilën është edhe nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Mjeranë që përsërisnin trillimet e tyre”, tha Berisha.
Fraksion.com