AktualitetPolitikëTë fundit

“Partizani”, u pyet si person nën hetim, Berisha del nga SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me dosjen “Partizani”.

Berisha u shpreh në fjalën e tij për mediat, se opozita po shkon drejt fitores së sigurt, ndërsa kreu aktual i qeverisë Edi Rama, do të mbetet në galerat e historisë.

Ai ka treguar edhe disa  nga pyetjet të cilat i ishin drejtuar nga prokurorët, ndërsa evidentoi masat e larta të sigurisë dhe atmosferën e zymtë që mbizotëronte në tërësi.

Kujtojmë se prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar, ish- kryeministri ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’, në mbështetje të tij para SPAK ishin edhe deputetë të opozitës.

Sapo zbriti nga makina, Berisha u prit me ovacione nga deputetë dhe mbështetës të tij, të cilët janë stacionuar para SPAK. Me thirrje “Berisha, Berisha”, mbështetësit e tij e kanë duartrokitur.

Ndërkohë ish-kryeministri, në fjalën e tij para se të futej në godinën e Prokurorisë së Posaçme, deklaroi se beteja me krimin do të vijojë.

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha.

Kjo ishte hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, ndërkohë më herët ai nuk ka pranuar të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.

“Në konferencën e parë për shtyp pas caktimin e masës së sigurisë, Berisha pretendoi se as ai as Malltezi nuk janë pyetur në SPAK për këtë çështje.

Kjo është hera e parë që Berisha po merret në pyetje. Ai ka sot të drejtën të mos i përgjigjet interesit të prokurorisë. Duhet theksuar se sot si person nën hetim, prokuroria është e detyruar të pranojë avokatët. Pritet që të jetë një seancë marrjesh në pyetje e gjatë”, ka raportuar gazetarja Klodiana Lala.

foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com