Parashikimi i motit, e martë, 23 janar 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës. Prani e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/15 | Diell |
Kukës | -6/6 | Diell |
Lezhë | 4/14 | Diell |
Dibër | -5/9 | Diell |
Durrës | 3/17 | Diell |
Tiranë | 5/16 | Diell |
Elbasan | 3/14 | Diell |
Berat | -1/16 | Diell |
Vlorë | 2/14 | Diell |
Korçë | -7/4 | Diell |
Gjirokastër | -1/12 | Diell |
Sarandë | 7/15 | Diell |
Fraksion.com