“Kur përmenda Ramën, sa nuk u futën nën tavolinë”, Berisha zbulon disa nga pyetjet nga prokurorët e SPAK: U përpoqa mos t’i fyeja
Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot për mediat disa nga pyetjet të cilat iu bënë nga prokurorët e SPAK, ndërsa evidentoi masat e larta të sigurisë dhe atmosferën e zymtë që mbizotëronte në tërësi.
Ai u shpreh se mes të tjerash u pyet në lidhje me letrat me vlerë.
Berisha u shpreh se si pasojë e ligjit të dekretua nga ai në 1995 kur ishte president i vendit, dhëndri Jamarbër Malltezi, ka përfituar vetëm 64 euro.
“Për letrat me vlerë u përmbajta të mos i fyeja. Historia e letrave me vlerë, është praktikë e dekretuar nga unë në 1995, ku në shumë vende ish komuniste propozohej emetimi i tyre që qytetarët të fitonin nga privatizimi i pasurive. Letrat me vlerë, vendimi doli 1 muaj pasi ishin paguar 90 përqind të detyrimeve shtetërore, familja Begeja kishte 40 përqind, gjithsej kishin 5 përqind për të paguaj.
Jamarbër Maltezi fitoi gjithsej 64 euro.
Së fundi, Edi Rama është personi që…nëse Berisha nuk ka asnjë firmë në procesin e parablerjes, kryeministri ka një seri firmash në këtë proces. Akuzat që i bëhen Berishës se e ndryshoi destinacinin, është identike që Berisha bleu Ramën për të pasuruar dhëndrin e tij. Edhe kur ndërhyri për Zogun e Zi, bëri ligjin.
Ua përmenda emrat, por kur përmenda Ramën, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Iu thashë; çfarë qeniesh jeni ju. Rama ka firmosur privatizimin, kthimin, ndryshimin e destinacionit, në një kohë kur ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Rama e kalon gjithë klubin në zonë. Si ka mundësi që Rama firmos lejen e ndërtimit në shesh, dhe ju mashtroni. Si ka mundësi që ju injoroni hijen e Ramës”, tha mes të tjerash ai.
Fraksion.com