AktualitetRajoniTë fundit

“Jo!”, Kishës Greke për martesën dhe fëmijët e çifteve homoseksuale

Sinodi i Shenjtë i Greqisë i mbledhur urgjentisht, ka vendosur njëzëri se nuk pajtohet me martesën e personave të të njëjtës gjini si dhe me adoptimin dhe rritjen e fëmijëve nga çiftet homoseksuale.

Krerët e Kishës janë shprehur kundër çdo neni që parashikon projektligji që kërkon të sjellë për aprovim në parlament qeveria kosnervatore e kryeministrit Mitsotakis. Të gjithë mitropolitët janë krejtësisht kundër legjislacionit për çiftet e të njëjtit seks, veçanërisht sa i përket regjimit të riprodhimit të asistuar të fëmijëve me nënat surrogate.

Ata kanë thënë se “homoseksualiteti është një devijim nga ligji i Zotit”. Gjatë sinodit siç u bë e ditur, është vendosur se do t’i dërgohet një letër deputetëve në parlament i cili do të përmbajë edhe pjesë nga legjislacioni . Ndërsa një tjetër letër që do të hartohet dhe do tu drejtohet besimtarëve do të lexohet në të gjitha kishat e vendit të dielën në datën 4 shkurtit.

Krerët e Kishës kanë deklaruar se deputetët kanë një përgjegjësi të madhe nëse e kalojnë këtë projektligj në parlament. Ajo që theksojnë është fakti se Kisha dhe Shteti janë dy botë të ndryshme dhe të gjitha çështjet ligjore me të cilat përballen çiftet e të njëjtit seks mund të zgjidhen me marrëveshje ligjore në marrëveshjen e bashkëjetesës që ekziston dhe është aprovuar nga parlamenti .

Teologjia e Kishës mbi martesën theksojnë hierarkët ,rrjedh nga Bibla e Shenjtë, mësimi i Etërve të Kishës dhe rregullimi i Sakramentit të Martesës së krishterë, qëllimi i së cilës është krijimi i një bashkëjetese dhe familjeje të mirë, zhvillimi i fëmijëve si fryt i dashurisë së dy bashkëshortëve në Krishtin dhe lidhja e tyre me jetën kishtare.

Natyrisht, shteti bën ligjet ,por ky parametër as nuk e privon Kishën nga liria e fjalës, as e çliron Kishën nga detyra e informimit të besimtarëve .Kisha, sipas tyre, nuk nxjerr ligje dhe nuk është përgjegjëse për ligjet,por nëse hesht, mban përgjegjësi të madhe.

Nismëtarët e projektligjit dhe mbështetësit e tij ,theksojnë mitropolitët greke promovojnë heqjen e atësisë dhe amësisë ,shndërrimin në prindër neutralë, zhdukjen e roleve gjinore brenda familjes dhe vënë përpara interesave të fëmijëve të ardhshëm, zgjedhjet seksuale të të rriturve homoseksualë. Kjo nismë legjislative i dënon fëmijët e ardhshëm të rriten pa baba apo nënë në një mjedis me role të ngatërruara prindërore-shprehen ata.

Projektligji i ri ka sjellë reagime jo vetëm nga Kisha , por edhe nga bota politike, pasi ka shumë anëtarë të partisë kosnervatore dhe jo vetëm që e kundërshtojnë hapur.

 

Fraksion.com