“Gjeta atmosferë mortore, s’dinin s’i të përgjigjeshin”, Berisha tregon se çfarë dëshmoi në SPAK
Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi detaje nga dëshmia e tij sot në SPAK si person nën hetim për çështjen “Partizani”.
Berisha tha se në SPAK gjeti një grup të terrorizuar në një karrige bosh qëndronte McGonigal dhe në tjetrën, Rama.
“Gjeta aty një grup të terrorizuar në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në tjetrën ishte ulur Rama dhe unë në emrin tuaj dhe të PD u deklarova si vijon: Pasi i pyeta pse vijoni me këtë terror. Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni në çfarë masash sigurie. Pasi ju deklarova se Berisha është këtu në përputhje me parimin që beson se çdo njeri që thirret nga organet e hetuesisë duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje.”, tha Berisha.
“Dua t’i them qytetarëve, të gjitha ato që kam denoncuar, Edi Ramën dhe gripin e tij mercenar. Kam ardhur këtu të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar. Me shpifje dhe trillime. Nuk ka asgjë të vërtetë, por zbatim të porosisë politike, ju si grup i strukturuar kriminal. Ju deklarova aty; jam këtu për të shembur piramidën tuaj. Për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese, të cilat ju vendosët. Masat që vendosët kundër Berishës.
Jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antilogjore të turpshme, vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin Parlamentit për llogari të Ramës. Jam këtu për të denoncuar refuzimin e provave që nuk mund të ndodhë kurrë në një vend. Provat e paraqitura nga avokatët dhe Malltezi, ishin shkatërrimtare. Refuzuan prova që shembin piramidën e tyre të mashtrimit. Ekspertizën e ekspertëve të pavarur. Refuzuan dokumentet që faktojnë se vepruan mbi urdhrin politik të Ramës. Janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar. Gjeta aty një atmosferë mortore. Shihnin të hutuar njëri tjetrin dhe nuk dinin ç’të përgjigjeshin. Kur përmenda Taulant Ballën fytyrat u prishën direkt. Nuk ishin pyetje ata, ishin vetëdenigrim që i bënin vetes.”, tha ai.
Fraksion.com