Life StyleTë fundit

“Fli me kë të duash”, Albi Nako flet për partneren e tij

Në një intervistë për “Big Brother VIP Fan Club”, para hyrjes në format, Albi Nako ka zbuluar se është në një lidhje me një balerinë.

Duke mos zbuluar emrin e saj, ai tha se është nga Shkodra dhe bashkëjetojnë. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

I pyetur nëse mendon se do kishte mbështetjen e ish-partneres Klaudia Pepa, Albi nuk e vendosi në dyshim duke u shprehur se gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

“Pa dyshim që po. Ne jemi ndarë në paqe. Unë gëzoj respekt për të, besoj edhe ajo për mua sepse e kam rritur edhe profesionalisht.”

 

Fraksion.com