AktualitetPolitikëTë fundit

Çështja “Partizani”, hera e parë që pyetet nga SPAK, Berisha: Beteja pa kthim vazhdon!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë tani nga banesa e tij për tu paraqitur në SPAK.

“Beteja vijon! Beteja pa kthim vazhdon”, ka deklaruar Berisha.

Sali Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.

Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Ndërsa Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

 

Fraksion.com