AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha shkon në SPAK, do të pyetet për herë të parë si person nën hetim. Mbështetësit e presin me ovacione

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në SPAK, ku është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, si person nën hetim. Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’.

Në mbështetje të tij kanë shkuar dhe deputetë të opozitës.

Sapo zbriti nga makina, Berisha u prit me ovacione nga deputetë dhe mbështetës të tij, të cilët janë stacionuar para SPAK. Me thirrje “Berisha, Berisha”, mbështetësit e tij e kanë duartrokitur.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, ndërkohë më herët ai nuk ka pranuar të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.
“Në konferencën e parë për shtyp pas caktimin e masës së sigurisë, Berisha pretendoi se as ai as Malltezi nuk janë pyetur në SPAK për këtë çështje.

Kjo është hera e parë që Berisha po merret në pyetje. Ai ka sot të drejtën të mos i përgjigjet interesit të prokurorisë. Duhet theksuar se sot si person nën hetim, prokuroria është e detyruar të pranojë avokatët.
Pritet që të jetë një seancë marrjesh në pyetje e gjatë”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com