AktualitetTë fundit

Avokati i Dervish Hasit: 1 vit komunikim me një femër, sfidë

Kardiokirurgu Dervish Hasi ndodhet nën arrest pas akuzave për shfrytëzim prostitucioni ndaj një të miture 14-vjeçare. Avokati i tij Roland Islami ka treguar për mediat detaje rreth mënyrës se si janë njohur Hasi me vajzën. Sipas avokatit, 14-vjeçarja ka patur një të afërme të sajën në spital dhe aty ka nisur kontakti i parë me doktorin nga ku i ka marrë numrin e telefonit.

Avokati i Hasit shton se pas disa kohësh e mitura ka nisur t’i shkruajë mjekut në rrjetin social “WhatsApp”, por ky i fundit nuk ka pranuar në fillim. Sipas avokatit pas një viti komunikim, asnjë mashkull nuk i reziston dot tundimit. Kujtojmë se, Dervish Hasi ka deklaruar se vajzën e konsideronte gruan e tij të katërt sipas fesë islame.

“14-vjeçarja ka pasur një të afërme të vetën në spital dhe atje i ka marrë numrin doktorit. Pas disa kohësh ka vazhduar t’i shkruante doktorit, i çonte zemra, kukulla duke përdorur WhatsAppin e vet. Doktori e ka refuzuar fillimisht. Ajo i ka shkruar. Dhe pastaj ka rënë duke krijuar një lidhje por gjithmonë pa asnjë trysni edhe me pëlqimin e prindërve. 1 vit komunikim me një femër, e sfidoj mashkullin më të mirë dhe të mos bjerë në këtë”, u shpreh avokati.

 

Fraksion.com