AktualitetTë fundit

“Tempulli” në Shkodër 14 të ndaluar, në Vlorë 35, në Korçë 10, në Elbasan 20, në Durrës 67

Një operacioni antidrogë është zhvilluar në të gjithë vendin. Sipas burimeve nga Policia e Shkodrës ne kuadër të këtij operacioni janë ndalur 14 persona.

Në qytetin e Vlorës raportohet se janë 35 të arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.

Në Korçë 10 persona kanë rënë në pranga dhe disa janë shoqëruar, ndërsa në Elbasan raportohet për rreth 20 arrestime dhe 14 të tjera në Shkodër.

Ky është vazhdimi i operacionit ‘Tempulli’ dhe hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Tiranës. Shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej afër shkollave, në lokale të natës dhe vende të tjera publike. Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta. Policia ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar mbi këtë operacion.

Mësohet gjithashtu se 67 persona kanë rënë në pranga në Durrës po në vazhdën e operacionit policor “Tempulli”.

Burime bëjnë me dije se një pjesë e të arrestuarve në Durrës rezultonin të kapur me doza të vogla lendesh narkotike te cilat kane deklaruar se i kishin për konsumim vetjak.

Pjesa tjetër kanë qenë shpërndarës po në doza të vogla.

1704962835_shkoder.JPG

1704544846_elbasan.jpg

1700215801_arrestimtempulli.jpg

 

Fraksion.com