AktualitetTë fundit

Shkëmbi ra mbi shtëpi dhe i zuri këmbët teksa flinte gjumë, shpëtohet 25-vjeçari në Përmet

Një masiv shkëmbi ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë një banesën e një 25-vjeçari në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Çarçovë. Sipas policisë, 25-vjeçari, i cili ka qenë në gjumë, ka mbetur i bllokuar në banesë dhe masa shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca mbërritën në vendngjarje dhe pas një ore nxorën shtetasin me iniciale Dh.V. I riu ndodhet në spitalin e Përmetit dhe mjekët po vlerësojnë nëse do të duhet trajtim më i specializuar për dëmtimet që i riu ka në të dy gjymtyrët e poshtme.

Fraksion.com