AktualitetTë fundit

“Gjendje e jashtëzakonshme në Fushë-Arrëz”, reshjet e dëborës arrijnë mbi 1.5 m. Si paraqitet situata?

Situata në Fushë-Arrëz vazhdon të mbetet kritike, dy ditë pasi kryebashkiaku shpalli gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Mësohet se akset rrugore vazhdojë të mbeten të bllokuara, edhe pse mjetet e emergjencave kanë vazhduar punën edhe gjatë natës.

Në Qafën e Sharit reshjet e dëborës kanë arritur mbi 1.5 m, ndërsa në këtë situatë bashkia ka shpërndarë ushqime për familjet ne vështirësi

NJOFTIMI
Sipas informacionit te administruar nga strukturat vendore MC per situaten ne territorin e qarkut Shkoder, po ju informojme si me poshte vijon:

1. Bashkia Shkodër:
– Ne teritorin e Bashkise Shkoder deri tani nuk kemi raportime per situata problematike.
– Fshatrat e Njesive Administrative Shale dhe Shosh aktualisht jane pa energji elektrike

2. Bashkia Malësi e Madhe:
– Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.
– Akset rrugore janë te hapura dhe furnizimi me energji elektike vijon normalisht.

3. Bashkia Vau Dejës:
– Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.
– Ne Njesite Administrative Temal dhe Shllak trashesia e debores arrin 40 cm, raportohen nderprerje te energji elektrike ne disa fshatra.

4. Bashkia Pukë:
– Nuk raportohen probleme nga kjo bashki, temperaturat vinojne te uleta.

5. Bashkia Fushë Arrëz:
– Ne territorin e bashkise Fushe -Arrez situata eshte e qete, po fillon puna per hapjen e rrugeve te njesive administrative.
– Kane mberrituar edhe 2 mjete per perballimin e situates, te mundesuara nga Ministria e Mbrojtjes.
– Fillimisht do te pastrohet rruga e Iballes dhe me pas do filloj puna per pastrimin e rrugeve rurale qe lidhin qendrat e njesive me fshatrat.

6. DRV Shkodër:
– Nuk raportohen probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder.
-Te gjithe akset rrugore jane pastruar dhe eshte hedhur sasi kripe.
– Perdoruesit e mjeteve te perdorin goma dimrore e zinxhire ne keto akse dhe te respektojne sinjalistiken rrugore.
– Firmat kontraktore jane ne terren te organizuar me mjete dhe puntor per perballimin e ç’do situate te mundshme.

7. OSHEE Shkodër:
F.2 nst/Ças i stakuar.
F.3 nst/Ças i stakuar.
F.4 nst/Ças i stakuar.
F.6 nst/Velipoj i stakuar
F.Gjegjan nst/Fush Arres i stakuar.
F.2 nst/Koman i stakuar.
F.3 nst/Koman i stakuar.
Dalja Shale-Shosh nga Hec/Nderlys i stakuar me L.Sh.
F.2 nst/Rrenc pj. 180ab. 12kab. Gajtan, Sheldi.
F.6 nst/Rrenc pj. 200ab. 15.kab. Bardhaj.

 

Fraksion.com